Prapa skenave: çfarë duhet për ta mbajtur një barkë gati për ju
Kur mysafirët hipin në bord, shohin një barkë të pastër dhe të shndritshme, pije të ftohta në frigorifer dhe muzikë në altoparlantë. Kalojnë mrekullisht në ujë, dhe pikërisht ashtu duhet të jetë. Ajo që shumica e njerëzve nuk e shohin kurrë është sa punë kërkon një barkë përpara se të nisë sezoni.
Ndaj më lejoni t'ju coj prapa skenave.
Jashtë ujit, një herë në vit
Çdo vit e nxjerrim barkën nga deti dhe e çojmë në kantier. Një barkë që e kalon gjithë verën në ujë të kripur ka nevojë për kujdes të plotë, dhe disa punë mund të bëhen vetëm në tokë.
Motori
Motori jashtë bordit i nënshtrohet një servisi të plotë. Është zemra e barkës, dhe në një udhëtim për në Piran dhe kthim ai duhet të punojë pa probleme çdo herë. Nuk rrezikojmë asgjë me të.
Trupi i barkës
E pastrojmë trupin e barkës nga gjithçka që deti ka lënë mbi të gjatë sezonit. Pastaj e lyejmë me antifouling, një veshje speciale që pengon rritjen e algave dhe të guaskave në pjesën e poshtme. Një trup i pastër rrëshqet më mirë nnëpër ujë, harxhon më pak karburant dhe e bën udhëtimin më të qetë.
Më pas e lustrojmë të gjithë barkën. Riparojmë çdo dëmtim të vogël të gelcoat-it, shtresës së jashtme dhe të shndritshme të trupit, që barka të mbetet e mbrojtur dhe të duket në formën më të mirë.
Tendat, pjesët dhe detajet
Dielli, era dhe kripa e rrënojnë shpejt pëlhurën, prandaj kur është e nevojshme i qepim dhe i riparojmë tendat. Çdo pjesë e konsumuar ose e dëmtuar zëvendësohet. Frigoriferin e mbushim përsëri me gaz që pijet tuaja të mbeten të ftohta edhe në pasditen më të nxehtë të gushtit, dhe kontrollojmë gjithë sistemin elektrik e dritat.
Pajisjet e sigurisë
Për ta ripërtërirë regjistrimin e barkës për transport komercial pasagjerësh, çdo gjë në bord duhet të jetë në rregull. Fishekët sinjalizues të rrezikut duhet të jenë brenda afatit të skadimit, njësoj si fikësja e zjarrit dhe kutia e ndihmës së parë. Në bord kemi edhe jelekë shpëtimi për të rritur dhe për fëmijë.
Pse po jua tregojmë këtë
Jo për t'u ankuar: e duam këtë barkë, dhe kujdesi për të është pjesë e kënaqësisë. Jua tregojmë që ta dini se orët e relaksuara që kaloni me ne mbështeten në shumë orë pune të kujdesshme më parë. Kur hipni në bord, çdo gjë është gati, e kontrolluar dhe e sigurt, ndaj ju mbetet vetëm të shijoni detin.
Shihni turet tona private me barkë nga Izola
Shihni nga uji
Tura private me varkë nga Izola për deri në pesë mysafirë: Strunjan dhe Piran (3 orë) ose ndalesë për not në Bele Skale (2 orë).
Shiko turet dhe çmimet


